Llogaria në platformën KOHA Ditore Online ju mundëson të zgjedhni abonimin në mënyrë që të të keni qasje në gazetën ditore. Për ta krjiuar llogarinë, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Ekzistojnë tri forma të abonimit në KOHA Ditore Online. Në qoftë se jetoni jashtë Kosovës, shihni format 1 dhe 3.
Pagesa përmes kartelës bankare kredit apo debit bëhet duke u kyçur tek forma e abonimit (https://online.koha.net/abonohu) në KOHA Online, ku pastaj duhet të jepni numrin e kartelës, numrin e sigurisë që gjendet mbrapa kartelës, si dhe emrin e bankës tuaj. Për më shumë, shiko videon.
Pagesa përmes parave të gatshme bëhet duke vizituar redaksinë e Kohës Ditore në adresën Sheshi Nëna Terezë pn, Prishtinë (përmbi Restaurant "Rings"). Pasi të bëni pagesën, stafi do ta krijojë llogarinë tua. Të gjitha të dhënat e llogarisë do t’ju dërgohen në e-mailin tuaj, prej nga mund t’i përdorni menjëherë për t’u kyçur në KOHA Online.
Pagesa përmes Transferit Bankar (Wire Transfer) mund të bëhet duke përcjellur secilin nga pesë hapat e mëposhtëm:
Ju mund të zgjedhni katër pako të ndryshme të abonimit në KOHA Ditore Online.
Pako e parë përfshin abonimin njëmujor për çmimin 7.00 EUR
Pako e dytë përfshin abonimin tremujor për çmimin 20.00 EUR
Pako e tretë përfshin abonimin gjashtëmujor për çmimin 40.00 EUR
Pako e katërt përfshin abonimin njëvjeçar për çmimin 80.00 EUR, përmes të cilit përfitoni një muaj shtesë gazetën pa pagesë.
Ju mund të krijoni llogarinë dhe ta përdorni atë në kompjuterin tuaj personal (desktop), në telefonin tuaj të mençur, apo në pajisjet tablet. Për të pasur qasje në llogari dhe në gazetë duhet të jeni të kyçur në internet.
Gazeta e ditës është e qasshme çdo ditë të javës nga ora 7:00 e mëngjesit.
Stafi i KOHA Online është i gatshëm për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja. Shkruani në [email protected] apo telefononi në numrat 038 249 105.