Kapërcimi i ujit të madh, Ibrahim Kadriu

Ibrahim Kadriu e rikthen në letërsi tragjedinë e Tivarit, duke e drejtpeshuar mes fiksionit dhe dokumentares.

Fabula gërshetohet me shumë drama tjera individuale: ndjesinë e zorit, të dhimbjes, të dhunës joracionale dhe urrejtjes ndërmjet grupeve të ndryshme etnike e ideologjike, humbjes e katandisë si dhe kodit të heshtjes së një sekreti unikal tek shqiptarët: Burrëreshat nën betim! 

Abonohu për Lexim Online Porosite me Postë

Mbi librin

Tivari ishte një ankth, i mbetur si peng i mistershëm në të gjitha dekadat, jo veç për ata që pësuan: që përjetuan dhe i mbajtën në kujtesë kufomat, të mbetura njëra mbi tjetrën, të shpërndara rrugëve, oborreve, brigjeve të detit, por edhe për brezat e mëvonshëm, të cilët kurrë nuk arritën të mësojnë realisht se çfarë ndodhi në atë ditë të ethshme në fund të marsit dhe në fillim të prillit 1945.

Aq shumë kolona shqiptarësh ishin nisur nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare në drejtim të bregdetit, për të arritur në terrenet ku thuhej se ende duhej të luftohej, në Istri, Trieste, mandej në Srem e gjetiu. Për ironi, vetëm të rinjve shqiptarë u kishte rënë hise ta përfundonin luftën në ato vise, prandaj, me vendim ushtarak u bë mobilizimi, formimi i eshalonëve me numra të mëdhenj rekrutësh, me mijëra e mijëra... drejt fronteve, por që qëllimi i fundit dukej se kishte qenë asgjësimi i tyre. A ishte në të vërtetë mobilizimi për asgjësim të rinisë shqiptare? Shpjegimet janë kundërthënëse sot e atë ditë; shpjegime herë me ironi të skajshme herë me ekzagjerim, gjithmonë me numra të ndryshëm, por asnjëherë të saktë.

Me emrin e Tivarit, të vrasjeve masive të shqiptarëve, të masakrimit të tyre, sipas ndonjë skenari të punuar nga qarqet antishqiptare, identifikohet tragjedia e kryer në mënyrën më të paskrupullt përmes një plani makabër për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, sepse, siç thoshte B. Bozhoviq: “...dërgimi i numrit kaq të madh të rekrutëve shqiptarë nga Kosova e Metohia për plotësimin e qendrave të njësive ushtarake jashtë Kosovës, duhet kuptuar si nevojë për izolimin e tyre, si masë preventive për pengimin e kryengritjes dhe aksioneve që krerët e tyre parashihnin t’i ndërmerrnin gjatë pranverës së ardhshme...” (të vitit 1945). Pra, si nevojë për izolim, e cila do të realizohej me ekzekutimin e tyre. 

Fragment nga libri

Mbi autorin