Ulurima e Ujkut, Ag Apolloni

Është romani i ri, i ndërthurur nga gjërat e vjetra. Është vepër ku autori shpalos edhe vetëdijen krijuese se e sotmja është nyje ku ndërlidhen vjetërsirat e rinisë sonë, me frikën nga të rejat që do na i sjellë mosha e plakjes sonë.

Lexoni veprën Ulurima e ujkut, nga Ag Apolloni, laureati i Shpërblimit “Rexhai Surroi” për vitin 2013. 

Abonohu për Lexim Online Porosite me Postë

Mbi librin

E dashura lexuese, t’i biem trup: këtë libër nuk po e shkruaj nga dëshira për letërkëmbimet, por nga dashuria që kisha për ty. Ky është i pari dhe i fundit libër që e shkruaj me porosi, sepse zakonisht më pëlqen të shkruaj atë që ma thotë shpirti, e jo atë që ma kërkojnë të tjerët. Por, meqë ti për një kohë ishe shpirti im, nuk konsideroj se i kam shkelur parimet e mia. Një ditë dashuria jonë mund të quhet mit, sepse gjithmonë distanca kohore i zbeh faktet dhe i shton atributet, i harron ato që kemi thënë ne dhe i shton ato që do të thonë të tjerët për ne. Pasi teksti ka natyrë skizofrenike, në fund zgjodha ta shëroja duke i helmuar hijet tona të zëna në rrjetë. Si një Vilhelm Tel, mora në shenjë, qëllova shënjuesin dhe çlirova të shënjuarin, sepse narratori dhe narrateri s’mund të jetojnë jashtë tekstit, ashtu si autori dhe lexuesi s’mund të jetojnë brenda tij.

Meqë në këtë libër ma ke imponuar rolin e shkrimtarit dhe të profesorit, romanin po e ndërtoj si një brikolazh mes rrëfimit, dialogut dhe esesë. Më duket se të kam folur edhe njëherë për brikolazhin. Nëse dikush e quan brikolazh nevojën për ta marrë hua konceptin e dikujt nga teksti i një trashëgimie që është pak a shumë koherente ose e shkatërruar, atëherë duhet thënë se çdo diskurs është brikolar, thoshte dekonstruktori i madh. Brikolazhi është një konstrukt ose krijim i një vepre nga gjëra të ndryshme që ke në dispozicion. Pra, të bësh një brikolazh domethënë të marrësh pak këtu e pak aty dhe të bësh një vepër të re nga gjëra të vjetra. E, në këtë libër janë marrë shumë fragmente nga jeta dhe nga vepra ime, si dhe janë futur në përdorim citate e referenca nga shumë njerëz të fushave të ndryshme.

Në këtë libër po të drejtohem ty, ndonëse kisha dilemën se mos ishte më mirë t’i shkruaja letër mikut, siç bën Verteri që ia rrëfente mikut dashurinë që ndjente për Sharlotën. Po, meqë unë jam një ujk i vetmuar, pa miq, thashë të të drejtohesha ty me zemër të hapur...
 

Fragment nga libri

Mbi autorin