Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit

Parimet e përgjithshme

Qasja në dhe përdorimi i kësaj faqeje dhe të produkteve dhe shërbimeve në dispozicion nëpërmjet kësaj faqe interneti janë subjekt për termat, kushtet dhe njoftimet e mëposhtme. Duke përdorur faqen e internetit dhe shërbimet që ofron, ju jeni duke rënë dakord për të gjitha Kushtet e Shërbimit, siç janë dhe mund të ndryshohen nga ne kohë pas kohe. Ju do te njoftoheni paraprakisht për të gjitha ndryshimet e bëra në Kushtet e Shërbimit. Qasja në këtë faqe interneti është e lejuar në baza të përkohshme, dhe ne rezervojmë të drejtën për të tërheqë ose ndryshuar Shërbimet. Ne nuk do të jemi përgjegjës në qoftë se për ndonjë arsye, përtej kontrollit tonë, kjo faqe interneti nuk është në dispozicion në çdo kohë apo për çdo periudhë. Kohë pas kohe ne mund të kufizojmë qasjne në disa ose të gjitha pjesët e kësaj faqeje interneti.

Privatësia

Politika jonë mbi privatësinë, e cila është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave na përcakton se si ne do të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale. Ju lusim që të lexoni me kujdes "Privacy Policy" para se të përdorni faqen tonë të internetit.

Ndalesat

Ju nuk duhet ta keqpërdorni këtë faqe interneti. Ju nuk do të: shkelni të drejtën e privatësisë së askujt; të kryeni apo nxitni vepër penale; transmetoni apo shpërndani virus, trojan, ëorm; hakoni asnjë aspekt të Shërbimit; të përpiqeni të ndikoni në preformancën ose funksionalitetin e ndonjë paisje kompjuteri të qasur nga kjo faqe interneti. Shkelja e këtyre dispozitave do të përbëjë vepër penale sipas ligjit në fuqi dhe KOHA do të raportojë çdo shkelje të tillë tek autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit dhe do të zbulojë identitetin tuaj.

Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humje ose dëme të shkaktuara nga ndonjë sulm denial-of-service, viruset apo materiale tjera të dëmshme, që mund të infektojnë paisjet tuaja kompjuterike, programet kompjuterike, të dhënat apo materiale tjera të përdoruesit, për shkak të përdorimit të kësaj faqe interneti ose shkarkimit tuaj të ndonjë materiali nga kjo faqen interneti.

Llogaria juaj nuk do të mund të përdoret në më shumë se tri (3) paisje kompjuterike, KOHA mbanë të drejtën e suspendimit të llogarisë nëse ju tejkaloni numrin e paisjeve të lejuara

Pronësia Intelektuale

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Zona e përdoruesve

KOHA mbanë të drejtën e mbylljes të çdo llogarie nëse e cila nuk i përmbahet rregullave të përdorimit

Përgjegjësite

Ju jeni përgjegjës për llogarinë tuaj dhe duhet të siguroheni që të informatat e dhëna nga ju të jenë të sakta

Kushtet e shitjes

Duke vendosur një urdhër blerje ju jeni duke u pajtuar me rregullat dhe kushtet e mëposhtme.

Për të bërë një pagesë në KOHA Ditore Online ju duhet të jeni 18 vjeç dhe duhet të keni një debit apo kredit kartë të vlefshme të lëshuar nga një bankë. KOHA rezervon të drejtën e refuzimit e çdo kërkese të bërë nga ju. Nese porosia juaj është pranuar ju do të njoftoheni me e-mail nga KOHA. Kur të bëni një pagesë ju merrni përgjegjësine që të gjitha informatat e dhëna janë të sakta dhe të vërteta, që ju jeni përdorues i autorizuar i debit apo kredit kartës.

KOHA mban të drejtën e ndryshimit të çmimeve të reklamuar në çdo kohë

Pagesa

Pasi të keni zgjedhur periudhën për të cilën dëshironi të abonoheni, ju mund të paguani përmes debit/credit kartes tuaj

Procesimi i pageses

Abonimi juaj nuk do të jetë aktiv deri në momentin kur debit/kredit karta juaj do të debitohet

Kthimi

Pasi të jeni abonuar ju nuk do të mund të kërkoni që të hollat tuaja të ju kthehen dhe që abonimi juaj të ndërprehet

Ndryshimet

KOHA mbanë të drejtën që pa ndonjë lajmërim të bëjë ndryshimin, largimin e ndonjë produkti, shërbimi apo faqeje të kësaj faqeje interneti

Ligji në fuqi

Këto kushte duhet të interpretohet në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ose pretendimi lidhur me këto terma dhe kushte, se mosmarrëveshja ose pretendimi do t'i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente të Kosovës.