KOHA Ditore Online

KOHA DITORE” është gazeta e parë e pavarur e Kosovës që nisi botimin më 31 mars 1997 në Prishtinë. U themelua nga Veton Surroi, që për një kohë kishte qenë edhe kryeredaktori i saj. Aktualisht, gazeta përgatitet nga gazetarët e redaktorët e seksioneve nën mbikëqyrjen e Kolegjit redaktues: Agron Bajrami, kryeredaktor; Valbona Mehmeti, zëvendëskryeredaktore dhe redaktorët përgjegjës Brikenda Rexhepi dhe Elmaz Isufi. Botuesja e gazetës është Flaka Surroi.

Që nga themelimi, KOHA Ditore ka qenë dhe vazhdon të jetë gazeta më e lexuar dhe më e besueshmja në Kosovë.

KOHA Ditore Online. Duke ecur në trend me kohën dhe teknologjinë si dhe me synimin që t’u qasemi lexuesve jashtë Kosovës, ofrojmë versionin online të gazetës “KOHA Ditore” të cilën mund ta shkarkoni dhe lexoni kur të doni dhe ku të doni.

Ky parapagim ofron qasjen në versionin elektronik të gazetës “KOHA Ditore”, me përmbajtjen identike me atë të versionit të shtypur, nga kompjuteri juaj, telefoni apo aparati tjetër portabël. Parapagimi më afatgjatë është dyfish i leverdishëm: pos që siguroheni që ta keni gazetën numër 1 në çdo kohë, gjithashtu siguroheni që këtë ta bëni me çmim më të volitshëm.

Për të pasur qasje te gazeta online, nevojiten vetëm dy hapa:
1) Regjistrohuni. 2) Parapagohuni.